Celebrities Gossip Showbiz

Kujt i drejtohet Keisi Medini me “Idiot”? Mos ndoshta Kristit?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Keisi ka pak javë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2”, e për aq kohë sa ka qëndruar në shtëpi lidhja e saj me Kristin dhe më pas ndarja ka qenë mjaft e përfolur. E tashmë Keisi ka vazhduar jetën e saj të përditshme dhe së fundmi na ka treguar se është duke punuar me disa projekte të reja muzikore. Ditën e sotme Keisi ka zbuluar titullin e këngës që pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë “Idiot”. Të shumta kanë qenë aludimet se ndoshta kënga e re mund të jetë ndonjë dedikim për Kristin dhe historinë e tyre brenda “BBV2”. Mos ndoshta me “Idiot” Keisi i drejtohet Kristit? Tashmë na mbetet vetëm të presim të dëgjojmë këngën e re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CASSEY 🦋 (@keisimedini)

Para pak ditësh ish-banorja na ka treguar se vendosi të përjetësoj në trupin e saj një tjetër tatuazh, që është një vajzë ëngjëll dhe pasi e ka realizuar e ka ndarë me ndjekësit, duke postuar disa foto.