Celebrities Gossip Showbiz

“Kundërshtarët e tu më të fuqishëm janë…”, Meri bën parashikimin astrologjik për Julin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Pas disa përplasjeve që kanë patur me njëri-tjetrin së fundmi, Meri  dhe Juli mëngjesin e sotëm kanë kaluar disa momente të qeta. Madje astrologia i ka parashikuar aktorit shenjën e tij të horoskopit, duke e këshilluar atë në lidhje me lojën që po bën në “Big Brother VIP 3”.

Meri: Sot është data 9 shkurt dhe dielli është shenjën e Peshqve. Dielli është përballë shenjës së Virgjëreshës që do të thotë diellin nuk e ke aleat por

Juli: Kjo është një gjë e keqe apo jo?

Meri: Jo nuk është një gjë e keqe, por duhet që ti japësh më shumë rëndësi marrëdhënieve që ti ke me të tjerët, ose kë ke përballë, kundërshtarëve.

Juli: Pra ka rëndësi që ti konsideroj

Meri: Po. Kur dielli është përballë do të thotë që kundërshtarët e tu më të fuqishëm të kanë dalë përballë dhe të janë deklaruar, nuk janë të fshehtë. Me impaktin tënd dhe me pak zgjuarsi ti e kupton se kush janë

Juli: Domethënë nuk janë deklaruar tamam

Meri: Nuk janë deklaruar por ti e kupton

Ilnisa dhe Meritoni tashmë janë ‘zyrtarisht’ të martuar, pasi shkëmbyen unazat në Big Brother VIP. Gazetarja e veshur me të bardha dhe Meritoni me një kostum të zi kaluan para altarit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa dhanë një puthje në buzë së bashku.