Ditën e djeshme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, Nevina Shtylla prezantoi një temë mjaft interesante:
“Kemi një temë që është sa aktuale aq u takon brezave të ndryshme me histori të ndryshme. Flasim për historitë e dashurisë, kur përfundojnë dhe kur njëra palë, partneri ose partnerja kërkon mbrapsht paratë, dhuratat, një investim që mund të ketë dhënë në atë marrëdhënie”.
E ftuar në panel ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Saide Buzi, e cila tregoi se ish-partneri i ka kërkuar që t’i kthejë dhuratat por ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë, por i ka djegur.
“Thjesht i kam flakur ose djegur dhe ja kam çuar me video, ja ku i ke. Pse duhet ti mbaj unë?”, tha ajo.
Pjesë nga biseda:
Saide: Unë jam me mendimin që nëse kam dhënë shumë në atë marrëdhënie ose kam harxhuar kohën time, jam përkushtuar, pse duhet t’ia kthej unë mbrapsht? Më mirë digji ose flaki.
Nevina: Çfarë ishin këto dhurata që ti dogje se na habite?
Saide: Nuk ta them
Nevina: Çfarë ke djegur?
Saide: Nuk ta tregoj, kanë qenë shumë dhurata jo vetëm 1 ose 2.
Nevina: Libra ishin?
Saide: Jo. I pari ka qenë një arush shumë i madh dhe pastaj gjëra të tjera që nuk i tregoj. Por që janë djegur të gjitha dhe ja kam dërguar me video. Ishin gjëra me vlerë. Kam hedhur një unazë në lum.
Nevina: Nëse dikush të bën dhuratë një libër, nuk quhet më dhuratë? Po nëse t’a dhuron dikush ça do bëje ti, do grisje vetëm faqen e parë me dedikim apo do e digjje?
Saide: Nuk do ta digjja por do ta hidhja te koshi. Nuk dua të mbaj dhuratat e dikujt tjetër, sidomos këta që i kërkojnë. Por edhe nëse ke një ndarje të mirë ose të keqe, vetëm ktheja ose hidhja dhe thjesht mos i mbaj si kujtim.
Nevina: Ti pse vendose t’i djegie dhe jo t’ia kthesh?
Saide: Sepse ndarja që kisha nuk ishte normale, ndarje e mirë. I kërkoi me inat dhe nga inati ja dogja dhe i dërgova videon.
Nevina: Pse nuk ia dhe ti që kur u ndave, pa ti kërkuar ai?
Saide: Në momentin që dhurata jepet nuk kërkohet mbrapsht, nuk është normale. I bie që edhe unë ti them më kthe ti kohën time që të kam dhënë ty. Apo dhe dhuratat që i kam bërë. Unë në momentin që bëj një dhuratë, e bëj me kënaqësi dhe dashuri. Nuk mund t’ja kërkoj.