Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Kur shkenca “flet”, zgjidhet mashkulli më i bukur në botë!

Ylli i ‘Bridgerton’ Regé-Jean Page është kurorëzuar si burri më simpatik në botë, sipas një metode shkencore antike që llogarit simetrinë e tipareve. Aktori 34-vjeçar i cili ka luajtur Simon Basset, Duka i Hastings në serialin e Netflix, rezultoi 93.65% i saktë për Raportin e Artë Grek të Bukurisë Phi, i cili mat përsosmërinë fizike.

I dyti rezultoi ylli i ‘Men In Black’, Chris Hemsworth me 93.5 3 %, Michael B Jordan nga ‘Black Panther’ u rendit i dyti me 93.46 % dhe këngëtari Harry Styles ishte i katërti me 92.30%. Lista u përpilua duke përdorur teknikat më të fundit të kompjuterizuara nga kirurgu kozmetik i fytyrës në Harley Street, Dr.Julian De Silva, i cili përdor teknologjinë në punën e tij.

Rikujtojmë, se Amber Heard ka fytyrën më të përsosur në botë, sipas një mjeku që përdori raportin e artë grek të bukurisë për të mbështetur pretendimin e tij. Ky raport i ‘Phi’ u zbulua nga grekët dhe përdoret në matematikë, art, dizajn, film, fotografi, etj. Raporti mund të gjendet kudo në natyrë dhe shumë e kanë konsideruar atë një formulë sekrete për të krijuar perfeksion. Dr.Julian De Silva nga Qendra për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër shpjegoi për Unilad se si e përdori raportin e artë për të zbuluar se Heard ka fytyrën më të përsosur në Tokë.