Celebrities Film & Tv Showbiz

Yllit të “Bridgerton” Regé-Jean Page do t’i besohet roli i rëndësishëm në filmin e ri?!

Ylli i “Bridgerton”, Regé-Jean Page është ende aktori më i përfolur për të marrë postin nga Daniel Craig si James Bond, por burimet brenda kastit thonë gjithashtu se në garë për këtë rol të rëndësishëm janë edhe dy aktorë të tjerë. Aktori i njohur Page po përflitet në mënyrë të vazhdueshme në mesin e prodhuesve të Bond. Publikimi i filmit është vonuar tre herë deri tani për shkak të pandemisë. Një burim i “007” tha se përveç Page, po flitet se pretendentë për këtë rol janë edhe edhe ylli i “Man of Steel”, Cavill dhe MacKay.

Henry Cavill, Regé-Jean Page and George MacKay are all in the running to be the next James Bond.

Në lidhje me rolin e Regé ata janë akoma duke diskutuar dhe po presin finalen e madhe të Daniel Craig në filmin “No Time to Die”. Problemi qëndron se aktorët e tjerë, Cavill dhe George MacKay janë gjithashtu pretendentë kryesorë për këtë super rol.

Filmi “No Time To Die” pritet që të dalë në Mbretërinë e Bashkuar më 30 Shtator dhe në SHBA në 8 Tetor. Në fillim të këtij muaji në Mbretërinë e Bashkuar thanë se Page ishte favoriti kryesor për të zëvendësuar Craig pas shfaqjes së tij 15-vjeçare, me pesë filma. Filmat më James Bond-in  kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe pëlqehen jashtëzakonisht shumë nga publiku.

Përfaqësuesit për prodhuesit e Bond, Barbara Brokoli dhe Michael G. Wilson nuk kanë dhënë akoma një sqarim në lidhje me kastin e aktorëve apo në lidhje me filmin. Çdo gjë po mbahet ende sekrete për publikun që mezi po pret që gjithçka të finalizohet.

Page, nga ana e tij është shprehur se nuk po i merr shumë seriozisht spekulimet që po qarkullojnë për rolin e tij si James Bond. Duke folur me “The Hollywood Reporter”, ylli 31-vjeçar tha se:

Bëhet për të marrë klikime. Nuk ka lidhje fare me mua – nuk ka lidhje me asgjë që ka ndodhur në ndonjë dhomë apo ndonjë takim.