Showbiz

Kur skenat intime në filma xhirohen nga bashkëshorti, flet për herë të parë Julianne Moore

Aktorja e famshme hollivudiane Julianne Moore së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka treguar për herë të parë mbi momentin kur xhirohen skenat intime në filmat ku është protagoniste.

Fituesja e çmimit “Oscar” tregoi specifikisht për një skenë në “After the Wedding”, ku i duhej të qëndronte shtrirë dhe e zhveshur brenda një vaske së bashku me partnerin e saj në film.

Ky moment ishte veçanërisht i sikletshëm pasi ai i cili xhironte filmin ishte pikërisht bashkëshorti i saj. “Mua dhe burrit tim nuk na pëlqejnë aspak këto skena por është puna jonë dhe duhet ta bëjmë” ,-u shpreh ajo.