Film & Tv Showbiz

Brenda 2 ditëve ka mbledhur 3 milion shikime! Cili është seriali më i ri në Netflix?

Netflix ka publikuar zyrtarisht trailerin e serialit të shumëpritur “Sirens”, i cili do të ketë premierën më 22 maj 2025. Që në dy ditët e para pas publikimit, traileri ka mbledhur mbi tre milionë shikime dhe ka ngjallur reagime entuziaste nga përdoruesit e platformës.

Komentet pozitive nuk kanë munguar:

Do ta shikoj Meghann Fahy në çdo projekt.

Julianne Moore në rol? Patjetër që po e ndjek.

Ky serial duket ndryshe dhe shumë intriguese

– janë vetëm disa nga reagimet në rrjet.

Në qendër të ngjarjes është Devon DeWitt (luajtur nga Meghann Fahy), e cila udhëton drejt një ishulli luksoz për të vizituar motrën e saj Simone (Milly Alcock), pas lajmit për sëmundjen e babait të tyre.

Por shumë shpejt, Devon kupton se Simone është e magjepsur dhe e kontrolluar nga shefja e saj e re, Michaela Kell (Julianne Moore), një grua enigmatike që jeton një jetë luksoze e misterioze.

Në përpjekje për ta shpëtuar motrën e saj, Devon përballet me të vërteta të errëta dhe rreziqe të paparashikuara. Seriali kombinon dramën psikologjike me elemente misteri dhe tensioni, duke premtuar një histori mbresëlënëse.

Përveç yjeve kryesorë, në kastin e aktorëve bëjnë pjesë edhe Kevin Bacon si burri i Michaela-s, Peter Kell, si dhe Glenn Howerton, Bill Camp, Felix Solis dhe Josh Segarra në role dytësore.

“Sirens” është krijuar nga Molly Smith Metzler, e njohur për suksesin e saj me serialin “Maid”, dhe bazohet në dramën e saj skenike “Elemeno Pea”.

Seriali përbëhet nga pesë episode dhe është prodhuar nga kompania LuckyChap Entertainment e Margot Robbie.

Dy episodet e para janë drejtuar nga regjisorja e mirënjohur Nicole Kassell, e njohur për punën e saj në “Watchmen” dhe “The Leftovers”.