Health & Beauty Lifestyle

Kur veshët bëhen më të mëdhenj me kalimin e viteve, ja se çfarë duhet të dini!

Ndërsa shumë pjesë të trupit bëhen gjithnjë e më të dobëta çdo vit, ekziston një pjesë që shpesh rritet në madhësi me kalimin e viteve, veshët tanë. Nëse e keni vënë re se kjo po ju ndodh edhe juve, mos u shqetësoni. Ky është një fenomen krejtësisht normal dhe i padëmshëm.

Otorinolaringologia Dr.Nina Shapiro shpjegoi se veshët në fakt shtrihen me kalimin e viteve. Ashtu si indet e tjera të fytyrës si faqet dhe nofullat kanë tendencë të shtrihen, po ashtu edhe veshët.

Ndërsa plakemi, nivelet tona të kolagjenit ulen. Kjo i jep më shumë ‘shtrirje’ lëkurës gjë që çon në shtrirjen e këtyre indeve. Pjesët unksionale të veshit, duke përfshirë membranën timpanike, kockat dhe strukturat e veshit të brendshëm, nuk preken.

Ekspertja thotë se ‘veshët e zmadhuar’ mund të jenë për disa arsye.

Ata me muskuj dhe lëkurë më të lirshme të fytyrës mund të jenë më të prirur ndaj shtrirjes së kërcit të veshit dhe llapës së veshit.

Mjekja shtoi se ndryshimi në vesh mund të lidhet edhe me gjenetikën. Mjekja otorinolaringologe thotë se shtrirja e veshit mund të jetë edhe pasojë e mbajtjes së vathëve.

Individët që mbajnë piercing ose ata që mbajnë vathë të rëndë, mund të kenë llapë veshësh më të gjatë dhe më të shtrirë me kalimin e moshës. Nëse mbani vathë, sigurohuni që të mos jenë shumë të rëndë dhe të mos flini me ta.

Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime. Por zgjidhja e të gjitha këtyre është shumë e thjeshtë, vetëm me një masazh veshi. Tërheqja dhe fërkimi i butë i zonave të ndryshme të veshëve, veçanërisht lobet, stimulon shumë mbaresa nervore dhe ato mund të ndihmojnë trurin të çlirojë endorfina. Këto hormone dihet se na bëjnë të ndihemi mirë dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Gjithashtu, ato mund të përmirësojnë edhe qarkullimin e gjakut.