Health & Beauty Lifestyle

A e dini se pse veshët bëhen më të mëdhenj ndërsa plakeni?

Ndërsa shumë pjesë të trupit bëhen gjithnjë e më të dobëta çdo vit, ekziston një pjesë që shpesh rritet në madhësi me kalimin e viteve, veshët tanë. Nëse e keni vënë re se kjo po ju ndodh edhe juve, mos u shqetësoni. Ky është një fenomen krejtësisht normal dhe i padëmshëm. Pse veshët tanë bëhen më të mëdhenj ndërsa plakemi? Otorinolaringologia dr. Nina Shapiro shpjegoi se veshët në fakt shtrihen ose lëkura “lëshohet” me kalimin e viteve.

Ashtu si indet e tjera të fytyrës si faqet dhe nofullat kanë tendencë të shtrihen, po ashtu edhe veshët. Ndërsa plakemi, nivelet tona të kolagjenit ulen. Kjo i jep më shumë ‘shtrirje’ lëkurës dhe kërcit, gjë që çon në shtrirjen e këtyre indeve.

Kush është më i prirur për zmadhimin e veshëve? Ekspertja thotë se ‘veshët e zmadhuar’ mund të jenë për disa arsye. “Ata me muskuj dhe lëkurë më të lirshme të fytyrës mund të jenë më të prirë ndaj shtrirjes së kërcit të veshit dhe llapës së veshit”, thotë ajo. Mjekja shtoi se ndryshimi në vesh mund të lidhet edhe me gjenetikën; megjithëse nuk e dimë ‘gjenin e veshit’, mund të shohim se anëtarët e familjes kanë forma dhe madhësi të ngjashme të veshëve.

Veshët njëjtë si sytë janë ndër pjesët më të rëndësishme të trupit. Mjafton që njëri prej tyre të dhembë dhe ndjesia është e padurueshme e stresuese për të gjithë organizmin. Gjatë jetës njerëzit mund t’i përjetojnë shpesh këto dhimbje e sidomos në mosha të vogla. Mund të ndodhin për një sërë arsyesh, duke nisur që nga futja e ujit në vesh, infeksionet apo sëmundjet specifike që mund ti prekin ato. Gjithsesi është vënë re edhe një tjetër lloj gjendje që krijohet tek veshët. Quhet pulsimi, zhurma apo tringëllima e veshit dhe shkakton pikërisht veprimet e përmendura më parë. Shpesh njerëzit ankohen se veshët e tyre zhurmojnë vazhdimisht, duke mos e kuptuar shkakun e kësaj gjendje.