Celebrities Live From Tirana Showbiz

Kush ka kryesuar “Social Top 5” këtë javë?!

Të gjithë dëshirojmë të kemi informacione mbi jetën e personazheve të famshëm të showbiz-it, por shpesh herë koha nuk na premton të qëndrojmë ‘online’ për të kuptuar çdo gjë që ndodh. Prandaj, risitë më të fundit nga bota e rrjetit social më të përdorur, Instagram, vjen për ju vetëm në rubrikën ‘Social Top 5’, të moderuar nga Albana. Aty do të njihemi me ndryshimet e ndodhura në shifrat e ndjekësve të tyre, qofshin ata të huaj apo shqiptarë.

Cilët yje kanë humbur apo fituar më shumë ndjekës këtë javë?!

Këto do t’i shohim tek renditjet e personazheve, duke nisur nga vendi i pestë e deri në të parin.
Pra, vip-at që kanë shtuar më pak, deri tek ata që kanë shtuar më shumë ndjekës gjatë javës, si edhe ata të cilët fatkeqësisht kanë humbur ndjekës.

Personazhet e huaj të cilët kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave janë:

5. Beyonce, rikthehet në renditje, në vendin e pestë pasi ka shtuar 500K ndjekës.
4. Dua Lipa ka shtuar 600K dhe qëndron në vendin e katërt.
3. Ndryshe nga java e kaluar, Cristiano Ronaldo ka pësuar rënie në renditje duke kaluar në vendin e tretë, me 1M ndjekës të shtuar.
2. Billie Eilish ka shtuar 1.3M ndjekës gjatë kësaj jave.
1. Këtë herë, kryeson Kim Kardashian, pasi ka shtuar 1.5M ndjekës.

Personazhet shqiptarë të cilët kanë fituar më shumë ndjekës gjatë javës janë:

5. Adrola Dushi vjen në renditje për të parën herë, pasi ka shtuar 5K ndjekës.
4. Oriola Marashi rikthehet në vendin e katërt, me 7K ndjekës të shtuar.
3. Tea Trifoni i është larguar listës së rënies, pasi këtë javë ka shtuar 8K ndjekës.
2. Antonela Berishaj, ka fituar 11K ndjekës.
1. Në vend të parë qëndron Jasmin Kadriu, e cila ka fituar 29K ndjekës.

Nga ana tjetër kemi personazhet shqiptarë të cilët kanë humbur ndjekës gjatë kësaj jave:

3. Melisa Lleshi vijon të humbasë ndjekës, këtë herë 3K.
2. Beart Rexhepi ka filuar sërish të pësojë ulje në numrin e ndjekësve të tij, këtë herë me 4K.
1. Andi Shehi ka humbur gjithashtu 4K dhe qëndron në vend të parë.