Celebrities Gossip Showbiz

Melisa rikthehet në Instagram pas largimit të papritur me një mesazh…

Pak ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, u zhduk papritur nga rrjeti social “Instagram” pa dhënë asnjë arsye. Megjithatë, kjo nuk ka zgjatur shumë pasi ditën e sotme Melisa, ka vendosur që të rikthehet sërish.
Për më tepër, ajo ka bërë një postim në “Instastory”, ku shkruan:

Ditë pas dite duke u bërë më e fortë.

Gjithashtu Melisa fton të gjithë fansat që të bëhen ndjekës të kanalit të saj në “Youtube”, pasi shumë surpriza po i presin.

Kujtojmë se Melisa çaktivizoi llogarinë e saj të Instagramit pasi Tea Trifoni tha gjatë një interviste se Andi ka pasur një lidhje jashtë “Për’puthen” dhe të gjithë aluduan se bëhej fjalë për Melisën. Kjo pasi Melisa dhe Andi janë komentuar shumë për një romancë mes tyre dhe ajo është diskutuar për jetën e saj. Melisa ka reaguar përmes një videoje në TikTok, ku ka treguar se edhe ajo do të flasë shumë shpejt për gjithçka, sepse ndihet e lodhur nga fjalët që po thuhen për të. Ajo shprehet se nuk mundet të durojë më tepër hipokrizinë e njerëzve që përpiqen ta ulin, për t’u ngritur vetë sa më lart.