Health & Beauty Lifestyle

Ky problem i burrave po “kërcënon” mbijetesën e njerëzimit!

Së fundmi, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh botoi disa kërkime që tregonin se numri i spermatozoidëve ishte përgjysmuar në mbarë botën në 50 vitet e fundit dhe se trendi po përshpejtohej. Natyrisht kjo ngjalli shqetësim. Rënia, paralajmëruan profesorët Hagai Levine dhe Shanna Swan, mund të bëhet një problem i madh i cili mund të ketë potencialin për të “kërcënuar” mbijetesën e njerëzimit.

Numri i spermatozoideve është i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Kur një mashkull shkon për një kontroll të fertilitetit dhe bën një analizë të spermës, shikohen tre parametra kyç të cilat janë numri i spermatozoideve, lëvizshmëria dhe morfologjia e spermës.

Një numër anormalisht i ulët i spermës, i quajtur gjithashtu oligospermia, është kur një mashkull ka më pak se 15 milionë spermatozoide për 1 mililitër spermë. Ekspertët riprodhues gjithashtu theksojnë se numri i spermës është një tregues i dobishëm i shëndetit të përgjithshëm. Burrat me numër të ulët të spermës priren të jetojnë më pak dhe kanë më shumë gjasa të kenë kancer, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare sesa burrat më pjellorë.

Profesor Richard Sharpe nga Qendra për Shëndetin Riprodhues të Universitetit të Edinburgut tha se:

Për mendimin tim, nuk ka absolutisht asnjë dyshim që shëndeti riprodhues mashkullor ka ndryshuar për keq gjatë 70+ viteve të fundit dhe është një shqetësim i vërtetë për sa i përket ndikimit negativ në potencialin e fertilitetit në çift.

Disa nga shkaqet kryesore në uljen e numrit të spermatozoideve janë ekspozimi ndaj kimikateve, obeziteti, stresi, jeta sedentare, përdorimi i alkoolit dhe drogës. Sharpe vijon duke shprehur se:

Një dietë e ekuilibruar me shumë perime, fruta të freskëta dhe sasi të ulëta ushqimesh të përpunuara, është gjëja më e mirë që njerëzit mund të bëjnë.

Ai thekson rëndësinë e aktivitetit fizik, mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe mospirjen e duhanit. Pirja e duhanit është e lidhur fort me infertilitetin. Rikujtojmë, se shumë gra përballen me cikle të dhimbshme menstruale dhe ciklet e dhimbshme mund të tregojnë sëmundje të endometriozës.

Mesatarisht në botë një në 10 gra vuan nga kjo sëmundje dhe është shumë e përhapur. Kjo patologji beninje prek edhe organet përreth mitrës. Më shpesh prek vezoret, zorrët dhe indet pelvike. Karakterizohet nga një dhembje kronike, e cila shfaqet para menstruacioneve, gjatë menstruacioneve dhe gjatë ovulacionit.