Celebrities Showbiz

Kylie Jenner i prezanton ndjekësve dhomën luksoze të djalit të saj të porsalindur!

Anëtari më i ri i familjes Kardashian-Jenner tashmë po jeton një jetë luksoze, edhe pse është vetëm gjashtë javësh. Kylie Jenner u dha fansave një paraqitje të shkurtër të shtatzënisë së saj në një video 10-minutëshe në YouTube të titulluar “To Our Son”, (djalit tonë). Jenner dhe i dashuri i saj, reperi Travis Scott mirëpritën fëmijën e tyre të dytë më 2 shkurt 2022.

Në videon e publikuar të hënën, 24-vjeçarja zbuloi se kishte pasur një ‘baby shower’ me temë gjirafe dhe ndau pak nga dhoma me ngjyra neutrale e bebes. Por në një det ngjyrash dhe libra për fëmijë, ranë në sy arushi prej pellushi Louis Vuitton me vlerë rreth tetë mijë euro dhe koleksioni mbresëlënës i atleteve të djalit të vogël të Kylie-t.

Ariu i rrallë është i printuar me dizenjon klasike të markës Louis Vuitton dhe nuk gjendet më në dyqane. Fillimisht i lançuar gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj të vjeshtës 2004 të Louis Vuitton, që nga ajo kohë është rritur në vlerë dhe konsiderohet si një artikull koleksioni dhe është aktualisht i listuar për një çmim marramendës prej 20,550 dollarësh në ‘Farfetch’.

Ndërkohë, dollapi i atleteve ishte mbushur me Nike, duke përfshirë një palë këpucë me stampim të babait të tij, ‘Scott’s Air Jordan 6 TD Cactus Jack’. Vajza e Jenner, Stormi, udhëhoqi turin e dhomës, duke hapur derën për personin që kreu xhirimet dhe duke lënë pas një vizatim për vëllanë e saj të vogël. 4-vjeçarja e emocionuar përpara se të shkonte të luante me disa nga lodrat e tij, tha:

Shiko dhomën e foshnjës.

Jenner dhe Scott mirëpritën Stormin në shkurt të vitit 2018 pas lidhjes për gati një vit. Edhe pse në video dyshja duket se janë të entuziazmuar nga ardhja e fëmijës së tyre të dytë, javën e kaluar Kylie foli për betejat e saj pas lindjes.

Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time. Ka qenë sfiduese mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht.

Jenner tha se zgjodhi të flasë për vështirësitë e saj pas lindjes, në mënyrë që nënat e tjera të reja të ndjejnë më pak “presion” për t’u kthyer në jetën e tyre normale.

Kylie Jenner dhe Travis Scott po kthehen edhe njëherë pas në listën e gjatë të emrave të fëmiljëve që mund të kishin përgatitur pa lindur ende djali i tyre. Modelja bukuroshe është shprehur se do të ndryshojnë emrin e djalit të tyre të porsalindur nga Wolf.