Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner në një romancë me aktorin Timothee Chalamet?!

Lart e poshtë po qarkullojnë thashetheme se ylli televiziv Kylie Jenner është në një romancë me Timothee Chalamet. Ylli i “The Kardashians” dhe aktori i “Call Me By Your Name”, thuhet se janë lidhur, por ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar përdoruesit e rrjeteve sociale të ndajnë mendimet e tyre për ta.

Thashethemet për lidhje fillimisht nisën nga faqja në Instagram Deuxmoi, e cila pretendoi se disa burime konfirmuan romancën mes themelueses së “Kylie Cosmetics” dhe aktorit të nominuar për “Oscar”. Deuxmoi më pas postoi edhe videon e takimit të parë të pretenduar të Jenner dhe Chalamet gjatë Javës së Modës në Paris. Përveç atij klipi, nuk ka pamje të tjera publike të çiftit.

Ndërkaq, Jenner është kthyer në treg për vetëm disa muaj pasi u raportua në janar se u nda nga babai i dy fëmijëve të saj, Travis Scott. Ndërkohë, Chalamet prej disa kohësh nuk ka qenë në lidhje romantike me një grua të famshme. E fundit publike ishte me Eiza Gonzalez në 2020.

Rikujtojmë se së fundmi miliarderja ka ulur çmimin e kërkuar për rezidencën e saj në Beverly Hills, të cilën ajo e zotëron me ish-partnerin e saj Travis Scott. Çifti, i cili u nda në janar, kanë vendosur të ulin çmimin e pronës së tyre me shtatë dhoma gjumi dhe dhjetë banjo nga 21.9 milionë dollarë në 19.9 milionë dollarë për të siguruar një shitje sa më të shpejtë.