Timothée Chalamet është kthyer në një nga emrat më viralë të momentit pas festimeve të çmendura për kualifikimin historik të New York Knicks në finalet e NBA.
Aktori festoi krah partneres së tij, Kylie Jenner, menjëherë pas fitores spektakolare të Knicks ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 130-93.
Pas ndeshjes, çifti u pa në parketin e Rocket Arena duke përqafuar lojtarët dhe duke festuar me tifozët mes atmosferës elektrizuese.
Në videot që pushtuan rrjetet sociale, Timothée dëgjohej duke bërtitur plot emocion: “Po shkojmë në finale!”, ndërsa Kylie brohoriste pranë tij.
Një ditë më pas, Timothée Chalamet publikoi në Instagram një foto nga festa ku shfaqej pranë Spike Lee, tifozit legjendar të Knicks.
Krahas imazhit, aktori shkroi: “Çfarë nate… ia vlejti edhe dhimbja e kokës”, duke lënë të kuptohet se festa kishte vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Triumfi i Knicks konsiderohet historik, pasi skuadra rikthehet në finalet e NBA-së për herë të parë që nga viti 1999.
Ndërkohë, edhe Kylie Jenner iu bashkua festës virtualisht, duke ndarë një foto të Empire State Building të ndriçuar me ngjyrat portokalli dhe blu të skuadrës.
Disi, përfundova në New York
-shkroi ajo me humor.
Finalet e NBA pritet të nisin më 3 qershor, ndërsa tifozët e Knicks po jetojnë një nga momentet më emocionuese në historinë e klubit.