Celebrities Gossip Showbiz

“Leje” nga Kida do të publikohet më shpejt nga sa e mendonim!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Ka pak kohë që Kida ka lajmëruar për një projekt të ri muzikor, ku bukuroshja ka postuar një video me   në sfond këngën e saj. Ky projekt i ri titullohet “Leje” e vetëm pak më parë Kida na ka lajmëruar se do të publikohet më shpejt se sa mendonim. Pritja mori fund dhe “Leje” publikohet këtë të diel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Kida dhe Dafina kanë publikuar projektin e ri muzikor, i cili titullohet “Ai me mu so”, bashkëpunimi i dytë pas ‘Luje belin’. Vetëm brenda dy muajve dueti numëron afro 10 milion klikime në platformën YouTube duke u konsideruar kështu një sukses i vërtetë. Epo nuk mund të ndodhte ndryshe mes dy artisteve si Dafi dhe Kida.