Këngëtari britanik Harry Styles ka publikuar albumin e tij më të ri, të titulluar “Kiss All the Time. Disco, Occasionally”, një projekt që fansat e tij e kanë pritur me shumë entuziazëm.
Albumi përmban gjithsej 12 këngë, ndërsa para publikimit artisti kishte prezantuar vetëm një prej tyre, “Aperture”.
Projekti i ri përfshin këngë si “Are You Listening Yet?”, “Taste Back” dhe “Coming Up Roses”, mes të tjerash.
Ky është albumi i parë i Styles pas katër vitesh, që nga publikimi i Harry’s House në vitin 2022. Ashtu si në projektet e mëparshme, ai ka bashkëpunuar edhe këtë herë me producentin e tij të afërt Kid Harpoon.

Artisti e kishte paralajmëruar albumin në fillim të këtij viti, ndërsa pak javë më parë njoftoi edhe turneun e madh Together, Together Tour për vitin 2026.
Turneu do të nisë më 16 maj në Amsterdam dhe pritet të përfshijë një seri koncertesh nëpër botë, përfshirë edhe plot 30 shfaqje në arenën e njohur Madison Square Garden në New York City.