Celebrities Gossip Showbiz

Lokali i James Blunt pushtohet nga fantazmat, këngëtari zbulon gjithçka…

James Blunt është i bindur se lokali i tij i vitit 1864 është i pushtuar nga fantazmat dhe ka ndarë përvojat e tij rrëqethëse me 695 mijë ndjekësit e tij në Instagram. Këngëtari i “Goodbye My Lover” është bërë i njohur me fansat e tij për postimet e tij në rrjetet sociale, por këtë herë ai është shumë serioz.

James, është i bindur se dikush qëndron pas ngjarjeve lidhur me fantazmën dhe ndau një video në Instagram të një tenxhereje të vogël që bie në mënyrë misterioze në pijetoren “The Fox & Pheasant”. Fryma është shumë specifike dhe troket gjithmonë mbi të njëjtin enë, duke e bërë këngëtarin të besojë se ishte pikërisht i njejti person. Një burim i tha “The Sun” si më poshtë.

James dhe stafi mendojnë se duhet të ketë qenë vendi i tij i preferuar… Ai shfaqet mjaft rregullisht, duke trokitur dhe duke shkaktuar rreziqe. Disa persona nga stafi ishin vërtet të trembur kur ndodhi për herë të parë, por tani të gjithë e shohin fantazmën me shumë afeksion.

Kjo e mban stafin në këmbë sepse ata duhet të jenë gati për të kapur enën që bie në çdo kohë. Duket qesharake, por në të vërtetë nuk ka asnjë shpjegim për këtë.

James bleu lokalin e shekullit të 17-të në Londrën Perëndimore në vitin 2017 dhe e rihapi vitin e ardhshëm. Ishte planifikuar se do të mbushej me tifozë të Chelsea, pasi “Stamford Bridge” ishte shumë larg. Kështu që James dhe gruaja e tij Sofia, mbesa e Dukës së 8-të të ndjerë të Wellington, morën lokalin për ta rinovuar.