Celebrities Gossip Showbiz

Luizi i habit të gjithë me look-un e tij, ja si do të shfaqet në spektaklin e sotëm!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi duket se këtë ‘Prime’ kishte ndërmend të na befasojë të gjithëve, pasi papritmas ka ndryshuar ‘look-un’ e tij. Vetëm pak më parë Luizi ka vendosur ti lyejë flokët e tij ngjyrë jeshile, një ndryshim të tillë nuk e pritur askush. Ama duket se e ka arritur të ketë vëmendjen e të gjithëve.

Luizi dhe Kiara po kalojnë kohë shumë me njëri-tjetrin. Teksa ndodheshin në në dhomën e ndenjes, Luizi i afrohet duke tentuar ta puth dhe i kërkon të ketë besim tek ai. Ama dihet se kjo pythje, të cilën mezi po e presin të gjithë as këtë herë nuk ka ndodhur.

Gara është shumë e fortë në “BBV” dhe pikërisht nominimi i sotëm është cilësuar si ‘në të njejtin nivel’ sipas banorëve. Por kush do të dalë sot?! Mes Armaldos, Bjordit, Efit dhe Teas, Luizi gjendet mes dy djemve!