Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Lule për Loredanën, por nga kush?

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Loredana shpesh poston foto nga përditshmëria e saj e së fundmi ka ngritur dyshime të reja rreth jetës së saj private për shkak të postimit të saj të fundit në Instastory. Bukuroshja ka postuar disa lule të ndodhura mbi tavolinë në shtëpinë e saj dhe në foto krahas tyre ka vendosur një ’emoji’ me zemër të kuqe, duke na bërë të gjithë kurioz se kush mund t’ja ketë dhuruar këto lule Loredanës.

Shpesh bukuroshja është përfolur për jetën e saj personale dhe së fundmi na ka shtuar dyshimet me një Instastory që ka ndarë me ndjekësit.

Ka kaluar gati një muaj që kur Loredana ka publikuar këngën e saj të fundit “Let’s go” e duket se tashmë ka ardhur koha që reperja të vijë me një projekt të ri. Disa ditë më parë bukuroshja ka treguar me anë të një Instastory se tanimë ka realizuar demon e surprizës së saj më të re, e cila do të titullohet “Stay with me” (Qëndro me mua) dhe pritet të publikohet shumë shpejt.