Art & Kulturë Celebrities Music

Mariah Carey sjell dhuratën e parë të Krishtlindjeve për të gjithë ne!

Para pak orësh këngëtarja 52-vjeçare, Mariah Carey ka publikuar këngën e saj të re “Fall in Love at Christmas”, një bashkëpunim me kolegët muzikantë Khalid dhe Kirk Franklin. Në videoklipin shoqërues të këngës, treshja shihet duke kënduar së bashku në “Butterfly Lounge” të Carey-t përpara se t’i bashkohen një grup këngëtarësh rezervë për të përmbyllur melodinë e festës.

Nga fundi i videos me temën e Krishtlindjes, binjakët e Carey, Moroccan dhe Monroe, të cilët ajo i ndan me ish-in Nick Cannon,  gjithashtu bëjnë foto duke përqafuar nënën e tyre në një përqafim të ngrohtë. Në fillim të kësaj jave, Carey deklaroi të hënën me një video që ajo shpërndau në rrjetet sociale se ishte fillimi i sezoni i Krishtlindjeve pas atij të Halloween.

Pas kësaj, Apple TV+ njoftoi kthimin e Carey-t për një tjetër speciale festash të titulluar ‘Mariah’s Christmas: The Magic Continues’, e cila do të publikohet në muajin dhjetor.

Kujtojmë se vitin e kaluar, këngëtarja e hitit “Without You” publikoi edhe  shfaqjen speciale magjike të Krishtlindjeve të Mariah Carey. Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj një foto ngacmuese në rrjetin social Instagram të etiketuar në pjesën ku ajo kishte shkruar se:

Magjia vazhdon… @appletvplus.

Vitin e kaluar, Carey u shpreh se pse Krishtlindjet janë një kohë kaq e rëndësishme për të në një intervistë për edicionin special të festave të Elle.

Bukuroshja është njohur për zërin e saj unik dhe mjaft të bukur sepse edhe vëmendjen e ka marrë pjesa dhe detaji që të gjithë këngët e saj më të suksesshme i përkasin sezonit të festave, sidomos Krishtlindjeve. Të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj mezi po presin që projekti i saj më i ri për këtë vit dhe sezon festiv të finalizohet me sukses si gjithmonë.