Showbiz

Martesa 4 ditore e Nicolas Cage, aktori sërish single

Vetëm 4 ditë pas zyrtarizimit të martesës së tij me grimieren Erika Koike, Nicolas Cage raportohet t’i ketë dhënë menjëherë fund.

Pak ditë më parë “Daily Mail” publikoi një video ku aktori shfaqej i dehur rrugëve të Los Angeles duke i bërtitur bashkëshortes së tij me të madhe.

Sipas këtij tabloidi, Cage i frikësohej faktit që Erika mund ta dojë atë vetëm për para dhe se do të arratisej me ish të dashurin e saj narkoman.

Kjo pasiguri e ka bërë atë që të kërkojë menjëherë anulimin e martesës së tij dhe nëse bashkëshortja nuk pranon ai do ta hedhë në gjyq.

Shënohet edhe një tjetër martesë e dështuar, një ndër më të shkurtrat në historinë e persoanzheve të famshëm.