Aktori i njohur amerikan, Nicolas Cage dhe regjisori kinez, John Woo do të ribashkohen për një film të ri biografik ku Cage do të luajë rolin e bosit të mafias, Carlo Gambino, sipas “Variety”.
Cage do të luajë rolin e Carlo Gambinos në filmin e ardhshëm të John Woo, “Gambino”.
Filmi është një thriller krimi që tregon historinë e një gazetari i cili zbulon të vërteta të fshehura rreth Carlo Gambinos, pas vdekjes së tij të papritur.
“Gambino” shënon ribashkimin e Nicolas Cage dhe regjisorit John Woo, që pas bashkëpunimit të tyre në hitin e vitit 1997, “Face/Off”.
Në këtë projekt të ri, Cage do të portretizojë bosin e mafias, Carlo Gambino, një emigrant siçilian i cili u vendos në krye të një prej familjeve më të fuqishme dhe më të frikshme të krimit në Nju Jork.
Skenari është shkruar nga George Gallo, i njohur për “Midnight Run” dhe Nick Vallelonga, bashkëshkruesi fitues i çmimit “Oscar” i Green Book.
“Gambino” përshkruhet si një biografi krimi pas ngritjes, ndikimit dhe trashëgimisë së Carlo Gambinos.
Historia do të prekë gjithashtu pasojat e vdekjes së tij, ku një gazetar vendos të zbulojë të vërtetën pas imazhit të legjendës duke intervistuar njërëz që e njihnin dhe e kishin frikë.
Projekti është dukshëm një rikthim i fuqishëm në kinematografinë e profilit të lartë për John Woo dhe Cage, i cili luan në një rol dramatik, të rrënjosur në pushtet, krim të vërtetë e histori kriminale amerikane.