Aktualitet

Mbyllet orari zyrtar i votimit për zgjedhjet lokale, vijon vetëm aty ku ka radhë!

Prej orës 07:00 të mëngjesit deri në 19:00, qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit për të hedhur votën për 61 kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë. Procesi i votimit për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin ishte i qetë pa incidente serioze. Pjesëmarrja e votuesve është e ulët dhe kjo nisi që në mëngjes pasi procesi nisi me një problem serioz në funksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. E gjitha solli ikje të njerëzve që ishin në qendrat e votimit për të votuar. Problemi u zgjidh me urdhër të KQZ që njoftoi se procesi duhet të vijojë manualisht, që do të thotë se zgjedhësit do të identifikohen me anë të listave të printuara.

Deri në orën 18:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 36.39 % në rang vendi. Votimi përtej orarit zyrtar vijon vetëm aty ku ka ende votues.

Në përditësim…