Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund u zbulua se çfarë ‘po kurdisin’ vëllezërit Veshaj me Ledri Vulën!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Ledri është shpesh aktiv me postimet e tij në rrjete sociale dhe ditën e djeshme u përfol për një video ku shfaqej me Romeon duke darkuar dhe menjëherë dy gjërat që  të vijnë në mendje është ose një bashkëpunim muzikor ose reperi mund të jetë i ftuar në emisionin e vëllezërve. E në fakt kështu ishte, Ledri do të jetë i ftuari special këtë episod të ‘Më lër të flas’!

Së fundmi, Ledri organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “ G.O.A.T ” (Më i miri i të gjitha kohërave). Në një intervistë për Top Channel, artisti ka zbuluar disa nga “sekretet” e këngëve të tij.