Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Jori Delli duket se ka fituar zemrën e publikut që tani pasi duket shumë pozitive. Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiarën, fansat duan ta shikojnë atë në një romancë me Jorin. Ditën e sotme Jori ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste. Teksa po bisedonte jashtë në oborr, ajo tha se Luizin e ka si një vëlla të madh ndërsa Luizi është shprehur se ka pasur një afrimitet më të veçantë me të se me banorët e tjerë.
Jori: Luizin e kam… (bën shenjën e zemrës me duar)
Antoneta: Ça e kishe çun xhaxhai?
Jori: Luizin e kam vëlla të madh
Luizi: Ma shpejt i kam thënë Jorit ‘ti amo’ (të dua) se Kiarës, imagjino. Unë nuk i kam dhënë kujt cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë ‘hap gojën ça do’.
Jori: Sa hyra unë, super, super mirëpritje, më i miri ka qenë. Më dha edhe rroba, më dha edhe gardërobë
Në një bisedë në ambientet e tualetit mbrëmjen e djeshme mes Jorit, Maestros Luizit dhe Kiarës nuk kanë munguar dhe ‘thumbat’.Jori ka treguar se Maestro dhe Luizi kur të dalin nga shtëpia do të bëjnë një këngë së bashku, teksa do të kryesojnë toplistat dhe ka thumbuar Kiarën duke përmendur Butrintin.