Aktualitet

Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza 11 dhe 13 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në bregdetin e Tales ne Lezhë, ku dy të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

Viktimat, të moshave 11 dhe 13 vjeçe, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar nga sektori privat apo shtetëror. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.