Celebrities Gossip Showbiz

Ja cili është momenti më i bukur i këtij “BBV2” sipas Kiara Titos!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh kishte përgatitur një surprizë shumë të bukur për Luizin. Edhe pse ai vetë nuk e besonte se diçka e tillë do të ndodhte, nëna e tij kishte ardhur nga Amerika për ta surprizuar kaq afër finales dhe për t’i dhënë këshilat e saj. Momenti i takimit të tyre ishte shumë emocionues dhe këtë edhe Kiara e ka vënë në dukje, duke e cilësuar në rrjete sociale se momenti më i bukur i këtij “BBV2” ishte momenti i përqafimit të tyre.

Momenti më i bukur i këtij Big Brother!!!

Luizi, Efi dhe Dea ishin 3 finalistët e këtij edicioni të dytë të “BBV2”. Gjatë këtyre ditëve në televotim kanë qenë Kristi, Qetsori dhe Nita, ku njëri prej tyre do të zgjidhej nga publiku si finalisti i katërt. Mes tyre publiku vendosi që në finale të jetë Kristi.