Celebrities Gossip Showbiz

Me shqiponjën në qafë, Jori Delli shijon pushimet në Dubai!

Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën. Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Prej disa ditësh Jori po shijon puhsimet në Dubai me partnerin dhe familjarët e saj. Mes shumë postimeve në Instagram, ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte një foto e saj, ku duket varsja të cilën mbante në qafë me shqiponjën e flamurit shqiptar. Jori shpesh herë e ka treguar dshurinë për origjinën e saj madje për disa kohë u shpërgul për të jetuar në Tiranë, por për shkak të lidhjes së saj me reperin italian iu desh të shkonte përsëri në Milano.

Megjithatë duket se dyshja kanë hedhur hapin e radhës dhe ka qenë vetë modelja që ka ngritur shumë pikëpyetje me postimin e fundit në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka postuar një foto të dorës së saj ku në sy ra unaza në gishtin e “kurorëzimit të dashurisë”. Postimi nuk është shoqëruar me asnjë përshkrim apo emoji. Ama këtë Jori e ka sqaruar pas shumë aludimeve në rrjete sociale se nuk është fejuar me partnerin e saj, Fred De Palma, duke e shpjeguar.