Celebrities Showbiz

Megan Fox tashmë me një linjë të saj të veshjeve?!

Aktorja e njohur Megan Fox po vjen në një bashkëpunim me markën e modës Boohoo në një koleksion të ri, duke shënuar projektin e saj të parë të stilimit me një markë veshjeje. Linja e re do të dalë në treg më 19 Tetor dhe do të ketë mbi 40 pjesë, duke përfshirë fustane të shkurta pas trupit, çizme të gjata, xhinse dhe pallto. Në një deklaratë për shtyp lidhur me koleksionin e saj të ri, Megan u shpreh:

Ndihem sikur jam kthyer vërtet në veten time gjatë viteve të fundit, veçanërisht kur bëhet fjalë për stilin tim personal dhe ky koleksion pasqyron pikërisht këtë.

Ajo e paralajmëroi projektin e saj të ri të linjës së veshjeve me një postim në Instagram, ku kishte veshur me një bluzë lëkure dhe një xhaketë moderne me shkrim “Ohio”. Aktorja shton:

Artikulli im i preferuar do të jetë xhaketa e Ohio. Frymëzuar nga qyteti i lindjes i të dashurit tim.

Rikujtojmë se, së fundmi Megan Fox ka vendosur që të flasë në lidhje me problemet e saj. Të gjithë e njohin Megan-in si një nga femrat më të bukura dhe më perfekte pasi gjithmonë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj tërheqëse. Por ajo së fundmi ka folur në lidhje me problemet e saj shëndetësore, konkretisht në lidhje me dismorfinë e trupit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘GQ’ së bashku me parntnerin e saj Machine Gun Kelly ajo e ka zbuluar vetë se ka dismorfinë e trupit.