Lifestyle Travel

Mendojeni mirë nëse doni të vizitoni qytetin më të ftohtë në botë…

Yakutsk është një nga qytetet më të ftohta në botë. Qyteti më në veri i Rusisë, përballet këtë dimër me një acar të vërtetë, me temperatura që shkojnë deri në -50 gradë. Pritet që këtë javë, temperaturat të arrijnë në -52 gradë celsius, shoqëruar me erëra të akullta. Për qytetarët, kjo është normale sepse thonë që janë mësuar.

Shtëpitë janë të ngrohta, por sapo dera hapet, edhe frymëmarrja vështirësohet e rëndohet. Kush vjen dhe e viziton, e ka të pamundur të përshtatet. Banorët thonë se i përjetojnë të dyja ekstremet, në dimër termometri shënon -50 gradë dhe në verë temperaturat shkojnë në ekstrem, me 50 gradë celsius, duke përjetuar kështu një dimër të acartë e një verë përvëluese, që zgjat fiks për 3 muaj.

Visheni trashë dhe përsëri keni ftohtë?! Ndërkohë rreth jush ka njerëz që e përballojnë të ftohtin, edhe pse veshin vetëm një pulovër të hollë. Mënyra se si ne e perceptojmë temperaturën lidhet me qendrën termorregulluese të trupit, një “termostat” që ndodhet në trurin tonë. Roli i tij kryesor është të mbajë një temperaturë konstante të brendshme të trupit tonë në mënyrë që të gjitha organet të mund të funksionojnë siç duhet dhe të mund të kryhen të gjitha funksionet e trupit.