Celebrities Showbiz

“Mendova se s’do më takonte”/’Vëllai’ i Heidit hyn në BBV3, Romeo e merr më vete: “Tani je dhe vëllai im…”

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP 3” ka hyrë banori më i ri Lidi Delia, i cili është një animator. Në videon prezantuese ai tregon se ka jetuar në Tiranë, por prej 10 vitesh jeton në Prishtinë dhe është babai i dy fëmijëve. Ai ka hyrë si “vëllai i Heidit” dhe ky është misioni sekret ndaj saj që të bindë Romeon dhe banorët e tjerë se Lidi është vëllai i saj i madh që nuk e ka takuar prej vitesh, madje nuk ia njeh as fëmijët.

Në momentin që Lidi hyri në shtëpinë e BBV3 Lidi për ta bërë më të besueshme shkoi takoi menjëherë Romeon, i cili u emocionua. Në një bisedë mes Romeos dhe Lidit pasi përfundoi spektakli, Romeo i thotë se “përderisa është vëllai i Heidit, tashmë është edhe vëllai i tij”.

Romeo: Të të them një gjë si fillim unë, nuk e di historinë tuaj sepse unë dje e mora vesh, nga momenti që je vëllai i Heidit, je vëllai im. Shpresoj shumë që t’i zgjidhni gjërat me njëri-tjetrin. Unë do doja që ti këtu të ishe rehat.

Lidi: E shikoj Heidin goxha në siklet, kam menduar që nuk do më takojë fare, por nuk është qëllimi im të dal këtu dhe të pastrohem si Lidi.