Celebrities Gossip Showbiz

Menjëherë pas bashkëpunimit me Mozzik, Elvana Gjata paralajmëron projektin e rradhës që do të publikohet shumë shpejt!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Vetëm pak pasi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit me Mozzik, bukuroshja ka vendosur të na surprizojë me një projekt të ri, këtë herë solo. Teksa ka zbuluar titullin që është ‘POW’, këngëtarja na ka zbuluar se surpriza e saj nuk do të vonojë më shumë se mbrëmjen e sotme në 23:59.

Këtë projekt Elvana e lajmëroi në ditën e ditëlindjes së saj ku mbushi plot 35 vjeç. Nuk dihet ende nëse ky projekt do të jetë një baladë apo Elvana do të provojë të sjellë një këngë më ritmike.

Rikujtojmë se, Mozzik dhe Elvana para dy javësh sollën projektin e tyre më të ri muzikor që quhet ‘Ska’ dhe flet për një marrëdhënie të përfunduar tanimë. ‘Ska’ ka mbi 7 milion klikime në platformën YouTube. Ky projekt ishte pjesë e albumit më të ri që reperi po lançon ‘Lamboziki’. Bashkëpunimi i dyshes renditet gjithashtu në vendin e 3-të në ‘The Top List’.

05/02/2022