Horoskopi

Mërkuri retrogradë ju ka “torturuar”, shenjat e zodiakut që më në fund do të kenë paqe në jetën e tyre!

Vonesat, keqkuptimet dhe shtyrjet janë ato që mbizotërojnë gjatë një kursi retrograd sidomos kur flasim për planetin retrogradë Mërkur. Gjithsesi, gjërat do të përmirësohen në periudhën e ardhshme pasi Mërkuri përfundon orbitën e tij retrograde në Virgjëreshë, deri më 15/09 dhe situatat ndryshojnë, duke prekur të gjitha shenjat e zodiakut. Njihuni me shenjat që do të preken më shumë:

Virgjëresha

Periudha e mëparshme ishte mjaft kërkuese dhe situatat nuk ishin të favorshme për dëshirat tuaja. Megjithatë, gjithçka tregon se një periudhë konfuzioni dhe vuajtjeje i vjen fundi. Mos e humbisni këtë humor të mirë për të bërë ndryshime, për të bërë fillime të reja dhe për t’u fokusuar në pamjen tuaj ose çfarëdo që ju bën të ndiheni mirë. Nga data 15/09, kur Merkuri do të jetë rikthyer, është koha për të nxjerrë përfundime dhe për të marrë vendime që do t’ju çojnë në kapitullin tjetër të jetës suaj.

Peshorja

Një periudhë ngërçesh psikologjike po i vjen fundi. Mërkuri retrogradë ka të ngjarë të ketë sjellë ankth dhe stres intensiv në jetën tuaj të përditshme, veçanërisht kur ishte në shenjën e Virgjëreshës. Ndoshta ka pasur shqetësime për zhvillimet në jetën tuaj. Jepini vetes pak më shumë kohë dhe do të shihni se si gjërat gradualisht do të fillojnë të shkojnë në një rrugë më të mirë.

Akrepi

Pas pak ditësh kur Mërkuri do të jetë sërish në rrugën e duhur, do të mund t’u jepni fund keqkuptimeve të përditshmërisë. Qëllimet tuaja gjithashtu do të bëhen të qarta dhe do të keni një pamje më të qartë të rrugës suaj të karrierës. Mbështetja që keni kërkuar prej kohësh nga njerëzit përreth më në fund do të jetë më e dukshme.