Bota Tech

Meta prezanton mesazhet e shkurtra Threads në Bashkimin Europian!

Grupi Meta prezantoi shërbimin e mesazheve të shkurtra Threads në Bashkimin Europian, siç raporton “Wall Street Journal”.

Po ashtu do të ketë edhe një opsion për të përdorur Threads vetëm për të lexuar postimet, pa qenë në gjendje që të shkruani postimet tuaja!

Shërbimi është një alternativë ndaj platformës X të Elon Musk-ut e që më parë është njohur me emrin Twitter. Që kur miliarderi Musk bleu Twitter-in dhe e riemëroi me shkronjën X, numri i përdoruesve në platformë ka ardhur vetëm në rënie, referuar studiuesve të tregut. Ndër të tjera, X akuzohet se nuk ka moderuar gjuhën e urrejtjes dhe madje as lajmet e rreme.

Disa konkurrentë i shohin problemet e X-it si një mundësi për të ndërtuar platformat e tyre. Tashmë, Threads konsiderohet një kandidat veçanërisht i fortë për faktin se shërbimi bazohet në platformën e fotove e të videove në Instagram të Metës, e cila ka miliona përdorues të lidhur.

Threads numëron rreth 100 milion përdorues që janë aktivë. Zuckerberg ka bindjen se Threads mund të bëhet një shërbim me një miliard përdorues brenda pak vitesh.

Shumë i drejtpërdrejtë, Elon Musk nuk u kursye kur reklamuesve që u larguan nga platforma X për shkak të përmbajtjes antisemitike, iu drejtua me fjalët:

Go fuck yourself!

Deklaratën e bëri gjatë një interviste të dhënë në samitin e New York Times, DealBook. Elon Musk përsëriti se i vjen keq që publikoi postimin e 15 nëntorit në X, ku shprehej se “pajtohej me postimet kundër hebrenjve”. Që atëherë, manjati është përballur me kritika të shumta, pasi ra dakord me një përdorues të X-it, i cili në mënyrë të rreme pretendoi se hebrenjtë po nxisnin urrejtje ndaj njerëzve të bardhë.

Në postimin e tij, Musk theksoi se përdoruesi, i cili iu referua teorisë së konspiracionit të “Zëvendësimit të Madh”, po thonte të vërtetën. Ai deklaroi edhe se iu dha në duar “një armë të mbushur” si kundërshtarëve, ashtu edhe personave që kanë pikëpamje antisemitike, duke e përshkruar postimin e tij si “gjënë më të keqe” sa i përket postimeve online.

Kreu i Senatit Amerikan, Chuck Schumer ka paralajmëruar rritjen e antisemitizmit, që nga nisja e luftës mes Izraelit e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Schumer theksoi se situata me antisemitizmin ka arritur në një pikë, që sipas tij, “kërcënon sigurinë e hebrenjve në mbarë botën e të ardhmen e Izraelit”.