Partia Socialiste dega Elbasan feston sot 35-vjetorin e themelimit. Me qindra socialistë janë mbledhur në Pallatin e Sportit të qytetit, për të kujtuar këtë ditë të veçantë për këtë forcë politike.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjithë ambientalistët që shqetësohen për flamingon në Zvërnec, duhet të kuptojnë sipas tij, se në kohën e qeverisjes së Sali Berishës këto shpendë vriteshin me çifte për qejf.
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Shtëpia është e hapur për të gjithë. Shqipëria është e shqiptarëve të kujton atë sloganin e Gjermanisë Naziste. Me atë slogan ata e bënë Gjermaninë delen e zezë të botës. Ai është racizëm, verbëri dhe thikë pas shpine, për të gjithë ata që Shqipërisë i kanë dhënë medaljen e artë në luftën e dytë botërore. Në radhë të parë myslimanët, pastaj edhe të krishterët, që u bënë shpëtimtarët e hebrenjve dhe e bënë Shqipërinë të vetmin vend që nuk u dorëzua asnjë hebre. Ndërkohë që në gjithë Europën i merrnin hebrenjtë dhe i shisnin nga frika, ndërkohë që në Shqipëri vunë veten në rrezik, për të mbrojtur hebrenjtë. Në një kohë që kombi shqiptar është në një moment po aq historik sa Lidhja e Prizrenit, siç është futja në BE, këto janë marrëzira që shkojnë në drejtim të gabuar me sensin e historisë.
Nëse ti je i shqetësuar për flamingot dhe natyrën, ti je i pari që duhet t’i bësh jehonë të vërtetave, jo manipulimeve. Ti duhet të jesh i pari që duhet të verifikosh të vërtetën mbi bazën e fakteve dhe jo të thuash duam dorëheqjen. Çfarë dorëheqje? Dorëheqjen nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE? Kush do shkojë ta përfaqësojë Shqipërinë atje për të negociuar me BE? Kush do i dalë për zot Shqipërisë? Ata që mendojnë se mjafton të vishesh si flamingo dhe je seksi dhe do të vijnë të tjerët nga pas? Ne nuk jemi tradhtarë, por shpëtimtarë të një vendi ku flamengon vriteshin me çifte për qejf”, tha mes të tjerash Rama.
“Nëse je i shqetësuar për flamengot, për natyrën, sesi një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën, je i pari që je i interesuar për faktet, jo për gënjeshtrat. Je i pari që do të dëgjosh si është e vërteta dhe jo të bësh tangërllikun: ‘Nuk duam të dëgjojmë, duam dorëheqjen’. Cilën dorëheqjen? Dorëheqjen nga misioni i PS për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Kush do i dali në mbrojtje Shqipërisë, ta përfaqësojë atje?”, tha Rama.