Celebrities Showbiz

Miley Cyrus dhe Machine Gun Kelly reagojnë lidhur me nominimet e “Grammy Awards 2022!”

Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus dhe këngëtari, aktori dhe reperi amerikan Machine Gun Kelly kanë reaguar së fundmi pasi albumet e tyre, përkatësisht “Plastic Hearts” dhe “Tickets to My Downfall”, nuk arritën të merrnin asnjë nominim në ‘Grammy Awards’ këtë vit.

Vlen të theksohet se këtë vit asnjë femër nuk u nominua në kategorinë ‘rock’. Machine Gun Kelly, albumi i të cilit ishte albumi i parë ‘rock’ që kryesonte tabelën e ‘Billboard 200’ në më shumë se një vit pas publikimit të tij, menjëherë pasi u shfaq lajmi, reperi shkroi në profilin e tij në Twitter, duke thënë se:

Çfarë problemi ka me çmimet Grammy’s?.

Disa orë më vonë këngëtari postoi disa tekste nga albumi i tij i ri. Miley, albumi i së cilës kryesonte në listat e ‘rock’-ut, postoi në Twitter një artikull të artistëve që nuk kishin fituar Grammy duke përfshirë Jimi Hendrix, Queen dhe Diana Ross.

Artistja, më herët ishte e nominuar për “Best Pop-Vocal Album” në vitin 2014, konkretisht për “Bangerz”. Këto nuk janë të vetmet mospërfillje të raportuara nga nominimet e këtij viti. BTS, Megan Thee Stallion dhe Drake çuditërisht të gjithë nuk janë të nominuar, duke marrë parasysh rekordet e tyre nga viti i kaluar.

Më në fund është caktuar edhe data e zhvillimit të ceremonisë më të madhe të ndarjes së çmimeve ‘Grammy 2022’, e cila do të zhvillohet në Los Angeles më 31 janar të vitit 2021 dhe do të transmetohet në ‘CBS’. Çmimet ‘Grammy’ kanë nisur një procedurë komplet ndryshme për zgjedhjen e të nominuarve këtë vit, duke shkuar me një votim gjithëpërfshirës dhe duke eliminuar të ashtuquajturat ‘komitetet sekrete’ të diskutueshme që ishin kujdesur për listat përfundimtare gjatë dekadave të fundit.

Veçanërisht artistja e re Olivia Rodrigo, 18-vjeçarja që nisi karrierën e saj muzikore në fillim të këtij viti me hitin viral “Drivers License”, është nominuar në të gjitha kategoritë e kësaj ceremonie. Por të shumtë kanë qenë edhe këngëtarët dhe artistët e tjerë të famshëm të cilët janë nominuar në shumë kategori. Zbuloni në këtë link listën e plotë të të nominuarve.