Celebrities Music Showbiz

Miley Cyrus zgjedh t’i falenderojë fansat në mënyrën më të veçantë!

Pavarësisht se kanë qenë kohë të vështira dhe të frikshme gjatë një viti e gjysmë në vazhdën e pandemisë COVID-19 për çdo artist muzikor, përfshirë edhe super yllin e popit Miley Cyrus iu desh që të shtynte turneun e saj ‘Plast Hearts 2020’ në mbështetje të albumit të saj të shtatë në studio po me të njëjtin emër.

Këngëtarja e hitit të njohur ‘Wrecking Ball’ së fundmi ka ndarë me fansat e saj një letër të shkruar me dorë në faqen e saj të internetit të quajtur MileyWorld.com, ku ajo përmendte të kaluarën e saj të afërt dhe përqafonte atë që po vjen në të ardhmen e saj, jo vetëm në karrierën e saj muzikore si personalisht ashtu edhe profesionalisht të gjitha duke falënderuar fansat e saj të përkushtuar.

Deep sharing: 'I am so thankful for your loyal support [and] great company on this ride of my life!' the singer-songwriter wrote, before mentioning her life changes and enthusiasm for her next project

Pasi tregoi se si MileyWorld.com ka qenë një vend ku ajo mund të lidhet me fansat e saj, Cyrus tregoi një mirënjohje për jetën që ka jetuar deri tani. Në një pjesë të letrës ajo shprehet për fansat e saj se:

Unë jam shumë mirënjohëse për mbështetjen tuaj besnike dhe shoqërinë e madhe në këtë udhëtim të jetës sime! Ka pasur nxitje intensive të ndryshimeve në jetën time personalisht dhe profesionalisht të cilat gjithmonë ekzistojnë bashkë. Unë jam aq e lumtur për t’i dokumentuar këto përvoja dhe t’i përdor ato si frymëzim në punën time të radhës! Unë jam shumë mirënjohëse që nuk i kaloj kurrë këto kohë kalimtare vetëm sepse ju kam juve!

Ajo vazhdon që t’i ftojë fansat në shfaqjen e festivalit dhe të tregojë se si lista e këngëve nga koncertet e saj më të fundit në festivale ka mbuluar të gjithë gamën e karrierës së saj dhe zhanret e mëdha muzikore. Cyrus ka performuar në disa festivale, duke përfshirë festivalin ‘Austin City Limits’, ‘Lollapalooza’ në Çikago dhe ‘Music Midtoën’ në Atlanta.