Art & Kulturë Celebrities Film & Tv Music

Mos e harro këtë datë, 25 maj! Një natë e paharrueshme me Nikos Vertis në “Air Albania”!

Nikolaos Arvanitidis, i njohur më mirë me emrin e tij skenik Nikos Vertis është një këngëtar i njohur grek. Ai ka lindur në Gorinchem të Holandës dhe origjinën e ka nga fshati Galipsos. Deri më sot, ai ka publikuar pesë albume së bashku me një CD single, dhe dy albume CD/DVD edicion special.

Me një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën. I njohur jo vetëm për hitet “Thelo na me nioseis”, “An eisai ena asteri” por edhe për koncertet e tij LIVE mjaft të pëlqyera dhe të ndjekura në shumë shtete.

Këngëtari nr.1 për herë të parë në Armeni, me mbi 300.000 njerëz që ndjekin shfaqjet e tij live edhe në Greqi. Sukseset për artistin nuk kanë fund, në mbarë botën me shfaqjet më të shitura në Izrael, Bullgari, Rumani, Turqi, Serbi, Qipro, SHBA, Kanada, Australi.

Nikos Vertis është këngëtari i vetëm grek i cili arriti të realizonte një koncert në Dolby Theatre.

Për herë të parë në Shqipëri, në një natë të paharrueshme në “Air Albania Stadium”, të enjten më 25 maj artisti Nikos Vertis do të performojë për të gjithë ne. Për më shumë informacion në lidhje me biletat kliko këtu.