Celebrities Gossip Showbiz

Na paska shpëtuar, Bella Hadid i paskan rënë të fikët në “Met Gala”! Ja se kush e pati ‘fajin’!

Supermodelja e famshme Bella Hadid para disa ditësh shkëlqeu në tapetin e kuq të ‘Met Gala 2022’ e veshur nga Riccardo Tisci i Burberry, por komentet e saj të fundit rreth korseve i bënë disa njerëz të mendojnë se ajo pati probleme me veshjen e saj. Ndërkaq, Bella për “Interview” u shpreh se:

Realisht, humba ndenjat. Nuk e di nëse ishte nga ankthi im, apo ndoshta nga beli i shtrënguar dhe nuk mund të merrja frymë.

Pas kësaj, disa fansa dhe media të ndryshme e keqinterpretuan, duke thënë se ishte faji i korsesë së Hadid. Prandaj modelja 25-vjeçare shkoi në Instastory për të sqaruar të vërtetën.

Kjo nuk është aspak ajo që unë dua të them. Nuk thashë se më ra të fikët për shkak të korsesë sime. Bëra shaka se më ra të fikët, jo për shkak të korsesë, por nga ankthi dhe emocionet normale të tapetit. Doja të thoja se kaloi menjëherë. Aq shpejt sa mezi e mbani mend! Duhet të kisha thënë këtë. Korsetë në përgjithësi janë të parehatshme dhe të forta për mushkëritë, por e imja më rrinte në mënyrë të përkryer dhe kishte mjaftueshëm hapësirë për të ngrënë dhe për të pirë.

Supermodelja e njohur ka një nga trupat më në formë që kemi parë në pasarela. Për të ruajtur linjat e saj trupore, Bella i kushton vëmendje dietës së saj dhe stërvitet shumë. Së fundmi, 25-vjeçarja përmes llogarisë së saj në TikTok, ka ndarë me fansat sallatën e saj të preferuar të shëndetshme dhe ushqyese, për të qëndruar në formë. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë që përfshin vetëm 5 përbërës dhe është shumë e shijshme dhe me pak yndyrë.