Celebrities Gossip Showbiz

Ndarja e Gigi Hadid dhe Zayn Malik po bëhet virale, Zayn i ulen disa ndjekës në Instagram…

Vëllai dhe motra e Gigi Hadid, Bella dhe Anwar, i kanë bërë ‘unfollow’ ish-it të saj Zayn Malik mes raporteve se ai goditi nënën e tyre Yolanda Hadid. Familja ndërmori veprime në rrjetet sociale, pasi thuhet se Yolanda po mendon seriozisht ngritjen e një akuze penale kundër ish-këngëtarit të “One Direction”, sipas mediave të huaja.

Solidarity: Gigi Hadid's siblings Bella and Anwar have unfollowed her on-off beau Zayn Malik amid reports that he 'struck' their mother Yolanda Hadid (Pictured the Hadid family in 2015)

Pavarësisht se e njohin Zayn për vite dhe kanë qenë jashtë me të në disa raste të kaluara, vëllai dhe motra Hadid janë treguar më se të prerë dhe i kanë bërë të qarta qëllimet e tyre duke hequr ‘follow’ nga këngëtari. Kontrollet në Instagram tregojnë se modelet Anwar dhe Bella nuk e kanë më Zayn në listën e miqve të tyre. Ndërkohë edhe e dashura e Anwarit, Dua Lipa, nuk e ndjek më Zayn gjithashtu.

Megjithatë, Gigi ende ndjek ish-partnerin e saj dhe babanë e vajzës Khai. Zayn dhe Gigi kanë qenë një nga çiftet më të dashur dhe të pëlqyer dhe shpeshherë ngrohën zemrat e fansave me foto të përbashkëta apo deklarata romantike. Dyshja janë një nga çiftet që janë bërë prindër në moshë shumë të re.

Prindërit e vogëlushes Khai kanë postuar foto si një familje, dhe kujtojmë se pak kohë më parë festuan ditëlindjen e vajzës me një organizim shumë special. Fakti se ata janë miq ne Instagram, na bën të shpresojmë se lidhja e tyre ende nuk ka përfunduar, ose të paktën do të ruajnë një raport të shëndetshëm për rritjen e vajzës.