Celebrities Gossip Showbiz

Harry Styles anulon koncertin vetëm pak orë para nisjes, pse?

Harry Styles ka anuluar koncertin e planifikuar në stadiumin MorumBIS në São Paulo të Brazilit, vetëm pak orë para se të dilte në skenë, për shkak të një problemi shëndetësor.

Lajmi u konfirmua nga organizatori “Live Nation Brasil”, i cili njoftoi se të gjithë fansat do të rimbursohen për biletat e blera. Sipas organizatorëve, koncerti i ardhshëm i këngëtarit në Brazil pritet të zhvillohet sipas kalendarit të parashikuar.

Ky është një tjetër moment i vështirë për artistin gjatë turneut të tij botëror “Together, Together”, i cili është shoqëruar me disa incidente muajt e fundit.

Vetëm pak javë më parë, Styles shqetësoi fansat kur u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në stadiumin Wembley të Londrës. Ai qëndroi i shtrirë për disa sekonda, duke u përpjekur të merrte veten, përpara se të largohej nga skena.

Megjithatë, këngëtari 32-vjeçar ka vijuar me angazhimet e turneut, duke dhuruar performanca që kanë emocionuar publikun.

Gjatë një koncerti në Londër, ai i kushtoi disa fjalë prekëse ish-anëtarëve të grupit “One Direction” Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Liam Payne, i cili ndërroi jetë, duke marrë duartrokitje të gjata nga publiku.

Pak ditë më vonë, Harry u bë sërish viral, këtë herë për një moment plot humor, kur kuptoi në mes të performancës se zinxhiri i pantallonave i kishte mbetur hapur. Reagimi i tij spontan dhe buzëqeshja e publikut e kthyen episodin në një nga momentet më të shpërndara në rrjetet sociale.

Ndërsa fansat në Brazil mbetën të zhgënjyer nga anulimi i koncertit, shumë prej tyre i uruan artistit shërim të shpejtë dhe shpresojnë ta shohin së shpejti sërish në skenë.