Celebrities Gossip Showbiz

Ndarja e Shakira-s me Gerard Pique ‘trazoi’ një milet të tërë, reagon për herë të parë vajza e konsideruar si shkaku i ndarjes!

Të gjithë mediat pas ndarjes së Gerard Pique dhe Shakira kishin në fokus shkakun e mundshëm të ndarjes së çiftit e cila supozohet të ishte e dashuria e re e futbollistit. Në atë kohë, çdo emision televiziv dhe media u përpoq të jepte informacion dhe të gjithë besonin se ishte një grua e re që punonte si kamariere për një nga kompanitë e Pique, siç raporton ‘Salvame’.

Kjo grua e supozuar 22-vjeçare është dashuria e re e Gerard Pique-s për të cilën ai i dha fund lidhjes së tij 12-vjeçare me Shakirën, por programi “Socialite” ka shkuar shumë më tej. Në një telefonatë 15-minutëshe, e reja me inicialet C.M., ka folur ekskluzivisht për emisionin “Telecinco”.

‘Socialite’ arriti të kontaktojë me të renë falë një njohjeje të përbashkët mes vajzës dhe Laura Roige, korrespondente e programit. Laura tha se:

Ajo është e stërmbushur me të gjitha këto, nuk e kishte menduar që informacioni mund të dilte në dritë. Ajo është përfshirë në këtë histori pa dashur dhe dëshiron të bëjë të qartë të vërtetën e saj, dëshiron të mbetet anonime por na ka dhënë leje të transkriptojmë bisedën që kemi bërë me të.

Ndërkaq, fjalët e C.M:

Dua të sqaroj se Gerard Pique-n nuk e njoh fare, më kanë lidhur pa kuptim me të për shkak të përshkrimit të vajzës së supozuar dhe më kanë dhënë rolin duke përfituar nga fakti se nuk kam llogari në mediat sociale pasi jam duke bërë provimet përfundimtare. Nuk jam unë dhe nuk e njoh, kështu që ju lutem më lini të qetë, njerëzit po më shajnë për gjëra që nuk kam bërë, çdo gjë që del me emrin tim do të përballet me padi, nuk e kuptoj pse më kanë bërë pjesë të historisë. Mendoj sepse ata kanë nevojë për dikë që të ndryshojë temën dhe të ngatërrojë të gjithë, megjithëse ajo që më kanë thënë është se vajza e vërtetë do të dalë së shpejti, shpresoj që kështu të më lënë të qetë dhe të mund të kthehem duke studiuar me qetësi, kjo është ajo që ka rëndësi për mua.

Rikujtojmë, se modelja braziliane, Suzy Cortez, ka bërë një deklaratë së fundmi duke thënë se Gerard Pique i kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme gjatë kohës që ishte i lidhur me Shakira-n.