Celebrities Gossip Showbiz

“Më pyeste sa të mëdha i kisha të pasmet…”/Modelja braziliane Suzy Cortez hedh ‘baltë’ mbi Gerard Pique!

Modelja braziliane, Suzy Cortez, ka bërë një deklaratë së fundmi duke thënë se Gerard Pique i kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme gjatë kohës që ishte i lidhur me Shakira-n. Futbollisti spanjoll është bërë kryefjala e mediave pasi u raportua se Shakira e kishte kapur duke e tradhtuar me një grua tjetër që besohet të jetë një studente 20-vjeçe.

Ndërkaq, Cortez ka shprehur për ‘El Diario NY’ se:

Ai ishte ndër ta që më dërgonin mesazhe në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që asnjëherë nuk më kanë dërguar asgjë janë Messi dhe Coutinho. Ata janë bashkëshortë të shkëlqyer dhe i respektojnë shumë gratë e tyre. Shakira nuk e ka merituar këtë. Kam pasur shoqëri me ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell. Kur Pique e mori vesh, ma kërkoi numrin dhe aty për aty ma dërgoi një mesazh. Kur u ktheva në Brazil, më shkroi direkt në Instagram, gjëra që i fshinte, më pyeste kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë më pyeste se sa të mëdha i kisha të pasmet dhe thoshte se ishte xheloz për dedikimet e mia ndaj Messit. Nuk kam folur kurrë për shkak të respektit për Shakiran, por tani do t’ju them gjithçka që di dhe gjithçka që më ka ndodhur.

Sjellim në vëmendje se Suzy Cortez është një modele e mirënjohur, atlete dhe moderatore televizive në Brazil. Në vitin 2015, ajo fitoi titullin ‘Miss Bumbum’, një garë bukurie në Brazil, ku fituesja merr një çmim për të pasmet më të mira në vend. Ajo është paraqitur disa herë në kopertinën e revistës për të rritur, ‘Playboy’, ndërsa në vitin 2016 u zgjodh ambasadore për Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro.

Në Kampionatin Botëror të vitit 2018, ajo u emërua ambasadore zyrtare e Kupës së Botës. Cortez njihet si tifozja më e madhe e Lionel Messit. Bukuroshja e ka bërë tatuazh fytyrën e argjentinasit në fundin e barkut, si dhe e ka të shkruar emrin e tij mbi të pasme. Ndërkaq, rikujtojmë se Shakira nga ana tjetër ka vendosur ta lërë pas gjithë këtë dhe te fokusohet në të ardhmen. Ajo sapo bëri lëvizjen e saj duke ndjekur në Instagram disa nga personazhet më seksi të Hollywood si Henry Cavill dhe Chris Evans. Ky i fundit ka filluar ta ndjekë këngëtaren kolumbiane në Instagram menjëherë.