Bota Showbiz

Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare gruaja e John Travolta

Bashkëshortja e aktorit hollivudian John Travolta, Kelly Preston humbi jetën pas një beteje 2-vjeçare me kancerin e gjirit.

Aktorja e ndjerë humbi jetën në moshën 57-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë John përmes platformave sociale duke theksuar se gruaja e tij e dashur ka luftuar fort për të mundur këtë sëmundje.

Ai theksoi se fëmijët e tyre janë treguar kurajozë në këtë kohë kaq të vështirë. Çifti i famshëm kishin 3 fëmijë së bashku, 1 vajzë dhe 2 djem njëri prej të cilëve humbi jetën në moshën 16-vjeçare si pasojë e një krize gjatë pushimeve në Bahamas në vitin 2009.

Preston dhe Travolta kanë qenë të martuar prej 29 vitesh.