Bota Celebrities Gossip

Ndeshje gladiatorësh në Koloseun e famshëm/Çfarë ka propozuar Italia për Elon Musk dhe Mark Zuckerberg?!

Kjo do t’ju habisë fare sepse një zyrtar nga qeveria e Italisë ka kontaktuar Mark Zuckerberg për organizimin e një ndeshje boksi kundër Elon Musk në fushën e betejës më legjendare në botë … Koloseu i Romës.

Burime për TMZ Sports kanë bërë me dije se Ministrja e Kulturës iu drejtua Zuckerberg-ut pak ditë më parë për të vënë në skenë atë që mund të jetë ndeshja më e madhe në historinë e botës në teatrin më fantastik të luftimeve në histori. Me sigueri si Elon ashtu edhe Mark do të donin që dyluftimi i tyre të përfundonte në Koloseun e Romës.

Sa i përket vetë vendit të ngjarjes — një nga 7 mrekullitë e botës — nuk ka pasur ngjarje të mëdha të mbajtura brenda amfiteatrit gati 2000-vjeçar në qindra vjet, dhe vetëm disa qindra spektatorë mund të ulen në vende të përkohshme brenda teatrit.

Sir Paul McCartney performoi brenda Koloseut në 2003 për një shfaqje ekskluzive bamirësie para 400 njerëzve që paguanin deri në 1500 dollarë por përveç kësaj, të gjitha koncertet e tjera janë mbajtur jashtë strukturës.

Pengesa më e madhe është pabarazia me gjatësinë dhe peshën, megjithëse të dy burrat nuk kanë asnjë problem me të. E vetmja pyetje  që kemi është nëse ndeshja do të zhvillohet brenda apo jashtë strukturës gjigande të Koloseut. Por një gjë është e sigurtë, tani që Italia është e interesuar, kjo hap shumë më tepër mundësi që ata të dy të ndeshen me njëri-tjetrin.