Gossip

Ndodhi ajo që pritej… Melisa e Për’puthen konfirmon lidhjen me Andin

Ish konkurrentja e Për’puthen, Melisa Llleshi, të dielen u largua nga emisioni me disa arsye që ende nuk janë bërë të qarta. Fansat aludojnë se largimi i Melises erdhi si pasojë e një lidhje jashtë me ish konkurrentin tjetër Andi Shehu, i cili doli nga programi çift me Tean.

Ndërsa, ditën e sotme ka qarkulluar një fotografi, ku Melisa kishte bërë bisedë me një fanse të saj.

O melisss, të pash sot kur po ngjisje shkallet me Andin dhe ule kokën. Jam ajo goca me çantë blu që po ju shikoja në kokërr t’synit”, i kishte shkruar fansja.

Okej, se me keni çmendur”, ia ktheu Melisa.

Shyqyr e pranove”, përfundoj fansja.

Do s’do një dite do merret vesh”, me këtë fjali e ka konfirmuar Melisa.

 

Tashmë e vetmja gjë që presim është reagimi i Melisës dhe Andit për të provuar të vërtetën.