Showbiz

Në betejë të vazhdueshme me depresionin, rrëfehet këngëtari latin J Balvin

Këngëtari me famë botërore, J Balvin së fundmi ka ndarë me ndjekësit problemet e tij me shëndetin mendor. Këngëtari tha se ka filluar të ketë sërish probleme me ankthin dhe depresionin. “Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët, me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju”, u shpreh ai.

Por pavarësisht ankthit dhe depresionit, këngëtari latin tha se shpreson që stuhia të kalojë. “Do të rikthehem për të bërë shaka me të gjithë ju. Nuk jam këtu për të aktruar, por për të qenë i vërtetë dhe të ndajë me ju ndjenjat e mia të momentit”, është shprehur Balvin.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që këngëtari latin flet për problemet e tij me shëndetin mendor. Gjatë turneut të tij “Arcoiris Tour” në vitin 2019, J Balvin diskutoi hapur për ankthin dhe depresionin. Ndërkohë në muajin gusht, ai tregoi se ishte prekur nga koronavirusi dhe se kishte humbur shpresat për të jetuar.

Po ju keni diskutuar ndonjëherë me të tjerë për ankthin dhe depresionin?!

Rikujtojmë, se J Balvin ka fituar 5 çmime Billboard Latin Music Awards, 4 çmime Latin Grammy Awards, 2 çmime MTV Video Music Awards dhe ka marrë 2 nominime Grammy. Ai gjithashtu ka bashkëpunuar me dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.