Selena Gomez dhe producenti i njohur Benny Blanco kanë lançuar albumin e tyre të parë të përbashkët, titulluar “I Said I Love You First”. Ky album, që përmban 14 këngë, ofron një pasqyrë të ndjeshme dhe personale mbi lidhjen e tyre.
Në këtë projekt, fansat mund të gjejnë një përzierje mes pasionit dhe reflektimit, siç dëshmohet nga këngë si “Cowboy”, ku Gomez këndon për marrëdhënien e tyre me një ton të ngrohtë e joshës, dhe “Bluest Flame”, ku ajo shpreh dëshirën për një natë të çmendur dashurie.
Po ashtu, në “Ojos Tristes”, një baladë në spanjisht, ajo kthehet pas në kohë dhe reflektuar për një dashuri të humbur.
Albumi gjithashtu përfshin bashkëpunime me emra të njohur si Gracie Abrams, J Balvin, Tainy dhe Charli XCX.
Në rrjetet sociale, Selena e ka përshkruar këtë album si një rrëfim të përjetimeve të saj personale, duke përfshirë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj me Benny Blanco.
Ajo shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti.
Ky album i ri vjen pas një periudhe të rëndësishme në jetën personale të çiftit, pasi ata shpallën fejesën e tyre në dhjetor të vitit 2024.
Gjatë një interviste në “The Tonight Show”, Benny Blanco pranoi se propozimi ishte një moment mjaft stresues për të, sidomos pasi Selena për pak u tërhoq nga plani pa ditur se çfarë e priste.
Ky është albumi i parë i plotë i Selenës që nga viti 2021 dhe reflekton zhvillimin e saj si artiste dhe si individ.
Albumi ka tërhequr shumë vëmendje dhe tashmë po bën bujë në industrinë muzikore.