Celebrities Film & Tv Showbiz

Në kërcimin dedikuar “të padukshmes në skenë”, rrëfimi i Atalanta Kërçykut: “Ne jemi problemi i vetëm i kësaj bote…”

Moderatorja e njohur, Atalanta Kërçyku, performacën e djeshme të “Dancing With The Stars” ia dedikoi të padukshmes në skenë me anë të valsit, me partnerin e saj Luixhino. Atalanta rrëfeu se për të ka qenë një ëndërr të punojë në Top Channel, por shprehu se është ndjerë e paragjykuar nga të tjerët dhe se nuk ka pasur vetëbesim.

Në 2020 fillova punë në televizion, në Top Channel, ka qenë një ëndërr e imja e realizuar. Fillova me ‘Procesin’ dhe ‘E Diell’ dhe kam qenë autore emisioni. Unë e shikoja se njerëzit nuk ngopeshin dhe nuk kënaqeshin kurrë me atë që shikonin. Unë mbart 6 kurora dhe ata kurrë nuk ishin të kënaqur. Unë nuk isha e kënaqur nga vetja. Ndjekja e delikatesës e një njeriu të brishtë që mund të lëndohej në mënyra të ndryshime. Ne jemi problemi i vetëm i kësaj bote, bota është në rregull. Tanimë nuk kam nevojë të pranohem nga të tjerët por më pëlqen të bëj një profesion tejet të tillë dhe festiv si moderimi.

Në përfundim të përformancës moderatorja tha se:

Titulli këngës përkon me atë që tregova pak më parë, vetëbesimi që i thyhet çdo njeriu. Historia ime që fillon me mosbesim kalon deri në pikën e anoreksisë dhe kthehet në një forcë.

Kërcimi i tyre i vlerësua me 29 pikë nga juria.